Presidenti i Kolumbisë akuzon SHBA-të për sulmet në Karaibe: Goditën anije që transportonin qytetarë kolumbianë

Presidenti kolumbian, Gustavo Petro njoftoi sot se anija e fundit e bombarduar nga forcat amerikane në Karaibe ishte kolumbiane dhe pasagjerët e saj ishin qytetarë kolumbianë.
“Një skenar i ri lufte po shfaqet: Karaibet. Sulmi po kryhet kundër të gjithë Amerikës Latine dhe Karaibeve”, shkroi ai në një postim në platformën X.
Petro, i cili ndodhet në Belgjikë për bisedime me udhëheqësit evropianë, po i përgjigjej një postimi nga senatori amerikan Adam Schiff, i cili tha se ai dhe Tim Kaine do të votonin për të bllokuar sulmet ndaj anijeve në Karaibe.
Të paktën katër anije janë goditur në javët e fundit, duke vrarë 21 persona. SHBA-të thonë se anijet transportonin sasi droge.
Mgid