Prof. Dr. Berton Sulejmani, ligjërues në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Tetovës,
mori pjesë në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “Studimet albanistike te sllavët e jugut”, e
organizuar nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK) dhe Akademia e
Shkencave të Shqipërisë (ASHSH). Punimet e konferencës u zhvilluan në Prishtinë më 27–28
tetor 2025, duke bashkuar studiues të njohur nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut,
Bullgaria, Serbia, Kroacia, Rusia, Gjermania etj.
Në ditën e parë të kësaj ngjarjeje të rëndësishme shkencore, Prof. Sulejmani prezantoi
kumtesën me titull: “Trajta të admirativit në gjuhën maqedonase (në rrafshin dialektor) si rezultat
i kontaktit gjuhësor me shqipen: analizë ndërgjuhësore nga këndvështrimi i Veselinka
Labroskës”. Studimi tregon se mënyra habitore në maqedonishte, ndonëse e pa kodifikuar në
normën standarde, përfaqëson një huazim strukturor të ndërmjetësuar nga ndikimi i gjuhës
shqipe në mjedise dygjuhësore, veçanërisht në të folmet e Maqedonisë Perëndimore.
Me këtë kontribut shkencor, Prof. Dr. Berton Sulejmani zgjeron studimet mbi kontaktet
gjuhësore në arealin ballkanik dhe sjell qasje të reja në albanologji. Punimi përqendrohet te
ndikimi i shqipes mbi maqedonishten në strukturën gramatikore, një dimension më pak i trajtuar
krahas qasjeve tradicionale që kanë vënë më tepër theks te ndikimet e gjuhëve sllave mbi
shqipen.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com