Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, dhe kryetari i Komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski, sot në Ministrinë e Shëndetësisë nënshkruan marrëveshje të përbashkët për ndërtimin e një ambulante të re në lagjen Autokomandë, e cila do të funksionojë në kuadër të Shtëpisë së Shëndetit – Shkup.
Ambulanta e re do të ndërtohet në vendin e objektit ekzistues të amortizuar dhe të rrënuar, i cili është ndërtuar menjëherë pas tërmetit të Shkupit në vitin 1963. “Ndërtimi i kësaj ambulante është një shembull i mirë i bashkëpunimit mes pushtetit qendror dhe atij lokal.”,- theksoi ministri Aliu.
Komuna e Gazi Babës dhe Ministria e Shëndetësisë, sipas marrëveshjes, do të bashkëpunojnë në përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm për projektin bazë të ndërtimit në të gjitha fazat, si dhe sigurimin e dokumentacionit projektues për realizimin sa më të shpejtë të këtij projekti të përbashkët.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com