Prej orës 11:30, qytetarët e Çashkës do të zhvillojnë një protestë para Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) në Shkup. Ata kundërshtojnë mënyrën e administrimit të procesit zgjedhor në komunën e tyre dhe kërkojnë që të mos manipulohet me vullnetin e qytetarëve.

Organizatorët theksojnë se protesta do të jetë paqësore, por me mesazh të qartë për mbrojtjen e votës dhe transparencë të plotë nga institucionet zgjedhore.

Më shumë detaje priten gjatë ditës, pas daljes së përfaqësuesve të protestuesve me një deklaratë për media.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com