Banorët e Çashkës do të mbajnë një protestë para Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) në Shkup. Ata kundërshtojnë mënyrën e administrimit të procesit zgjedhor në komunën e tyre dhe kërkojnë që të mos manipulohet me vullnetin e qytetarëve.

Organizatorët theksojnë se protesta do të jetë paqësore, por me mesazh të qartë për mbrojtjen e votës dhe transparencë të plotë nga institucionet zgjedhore.

Në protestë merr pjesë edhe Suat Shaqiri, kandidati që i fitoi zgjedhjet.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume