Kombëtarja shqiptare e futbollit zhvilloi seancën e fundit stërvitore në stadiumin “Duboçica” të Leskovacit, në prag të përballjes Serbi–Shqipëri.

Gjatë stërvitjes u vu re një detaj që nuk kaloi pa u vënë re: në impiant mungonte flamuri shqiptar, ndërsa ai serb ishte vendosur.

Sipas rregullave të UEFA-s dhe FIFA-s, në çdo ndeshje zyrtare duhet të jenë të ekspozuar flamujt e të dy ekipeve pjesëmarrëse.

Ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për një harresë apo një veprim të qëllimshëm, por pritet që në orët në vijim UEFA dhe FIFA të reagojnë dhe të kërkojnë vendosjen e flamurit shqiptar në stadium.

Sfida Serbi–Shqipëri do të luhet të shtunën, më 11 tetor, në orën 20:45, dhe është pjesë e Grupit K të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com