Një qytetar nga Çarshia e Epërme e Tetovës ka denoncuar për portalin TS se kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, po i tërheq begatonkat (kockat) që, sipas tij, i kishte shpërndarë para zgjedhjeve me qëllim për të fituar vota.

“E nderuar redaksi, ja çfarë po bën Bilall Kasami — po i merr begatonkat që i solli para zgjedhjeve në Çarshi të Epërme. Nuk mori aq vota sa priste dhe tani po i tërheq përsëri,” – ka shkruar qytetari në adresë të portalit TS.

Sipas burimeve të portalit, para zgjedhjeve një kompani e afërt me Kasamin kishte dërguar begatonka në disa lagje të Tetovës.

Kur Kasami është pyetur nëse këto materiale ishin pjesë e ndonjë tenderi komunal apo nëse bëhej fjalë për blerje votash, ai ka shmangur pyetjen duke akuzuar liderin e BDI-së, Ali Ahmetin.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com