Qytetarët të cilët rregullisht përdorin transportin publik vazhdojnë të shprehen të pakënaqur ndaj shërbimeve që marrin. Siç thonë ata, vonesat në linja të caktuar janë të pashmangshme duke shkaktuar vonesa në shkollë, punë dhe angazhime tjera që qytetarët kryejnë për çdo ditë.
“Kohën e fundit zero janë. 19 dhe 20, kur për të tjerët kishte këto nuk ishin. Sa kohë më të gjatë keni pritur në një stacion? Një orë e gjysëm deri në dy orë”, tha një qytetar.
“19, 20 dhe 9 e presim më gjatë pa përjashtuar edhe linjat tjera. Presim gjysëm ore ose edhe një orë. Çfarë bëni kur ska autobus? Vazhdojmë në këmbë, s’emi gjë tjetër, uroj që përfundimisht të rregullohet”, u shpreh një qytetare.
“Pakënaqësi totale, kjo është diçka e pabesueshme. Vonohen, nuk janë të saktë, janë të rrallë, nuk di çfarë të them tjetër. Më shumë e përdor linjën 16 drejt Përzhinos. Shpesh herë ka ndodhur të vonohem në punë për shkak të autobusëve ose 16”, tha një tjetër qytetare.