Portali TS ka sjellur intervistën jashtë kufijve të Maqedonisë së Veriut, qytetarë të ndryshëm kanë shprehur vlerësimin e tyre për liderin Ali Ahmeti, të cilin e konsiderojnë si një figurë unike dhe të pazëvendësueshme në historinë politike të shqiptarëve në rajon.

Gjatë intervistës të zhvilluar për portalin TetovaSot (TS) nga gazetari Nevrij Ademi, shumë qytetarë theksuan se Ali Ahmeti është rilindasi i vetëm i gjallë në mesin e lidershipit politik në trojet shqiptare, duke nënvizuar faktin se ai i ka kushtuar gjithë jetën çështjes kombëtare fillimisht në luftë, e më pas në paqe.

“Nga lufta deri në vitin 2001, dhe më pas në procesin e Marrëveshjes së Ohrit, ai ka qenë gjithmonë në shërbim të çështjes kombëtare. Sot, ai punon çdo ditë, çdo orë, çdo minutë për ta çuar përpara procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut dhe shqiptarëve në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe për këtë do ta quaj Komandant lufte dhe lider i paqes,” u shpreh një qytetar për TS.

Ndërkaq, një tjetër i intervistuar nga gazetari Ademi theksoi: “Ali Ahmeti është trim, atdhetar dhe patriot i vërtetë”./TS

NDIQENI INTERVISTËN NË VIDEON E MËPOSHTME:

 

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com