Një qytetar i Tetovës ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Komunës për të privatizuar hapësirën e njohur si “Monopolli”, të cilën ai e cilëson si pronë me histori dhe rëndësi të veçantë për qytetin dhe për familjen e tij.

Në një prononcim për portalin Tetovasot, qytetari, theksoi se gjyshin e tij ia kanë vrarë tek Monopolli, dhe se kjo është një plagë e rëndë për shitjen e saj një kompanie private.

“Për monopolin nuk përzihem, se është e histori e rëndë. Kur do shitet, aty që gjyshi im ka vdekur atje. Nuk kam çka të foli unë, aty ma kanë vrarë. Nuk ka tetovar që thotë se nuk është e rëndë, por çka manipulohet e çka bëhet aty është punë e thellë”, tha qytetari për TS

Ai theksoi se vendimi për t’ia dhënë pronën një kompanie private ka lënë një plagë të thellë te shumë familje që kanë lidhje emocionale dhe historike me atë vend.

“Nuk ka kush të më tregojë ndryshe, sepse kjo është e vërtetë e gjallë për mua. Po, është e rrënjosur thellë, sepse gjyshin tim atje e kanë vrarë” shtoi ai.

Ndërsa, prona në fjalë “MONOPOLL” i është shitur një kompanie private për vetëm 1 euro metre katror nga kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

Çështja e “Monopolit” mbetet temë e nxehtë në opinionin publik, ndërsa qytetarët kërkojnë transparencë dhe përgjigje për fatin e pronave publike me vlera historike./TS

 

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com