Në qytetin gjerman Fritlingen, një banor ka gjetur një mënyrë të pazakontë për të ulur shpejtësinë e makinave në dalje të vendbanimit. Thilo Wenzler ka vendosur një radar të rremë në parcelën e tij private, dhe rezultatet kanë qenë të dukshme.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

“Shoferët tani ngadalësojnë shpejtësinë dhe lëvizin më të sigurtë,” thotë një banor lokal. Wenzler shton se kjo zgjidhje ka rritur ndjeshëm sigurinë në rrugë dhe ka përmirësuar qetësinë e komunitetit.

Përpjekjet e mëparshme për vendosjen e një radari zyrtar në këtë zonë kanë qenë të pasuksesshme. Policia ka bërë të ditur se instalimi i një radari të rremë nuk është i paligjshëm për sa kohë që nuk është pajisje zyrtare dhe nuk rrezikon përdoruesit e rrugës. Megjithatë, autoritetet po hetojnë për pasojat ligjore të mundshme.

Kjo metodë krijon një efekt psikologjik tek drejtuesit e automjeteve: duke parë radarin, ata besojnë se po kontrollohen dhe ngadalësojnë shpejtësinë, duke përmirësuar kështu sigurinë rrugore pa nevojën e ndërhyrjes shtetërore.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com