Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, gjatë një paneli në Londër, ku ndodhet për të marrë pjesë në samitin e Procesit të Berlinit ka theksuar se Kosova është një shtet i pavarur dhe demokratik, me kufij të përcaktuar qartë dhe pa çështje territoriale me asnjë vend tjetër.

“Nuk shoh çështje territoriale midis Kosovës dhe askujt tjetër. Territori i Kosovës është i përcaktuar. Kosova është Republikë, një shtet i ri demokratik i njohur nga fuqitë e mëdha dhe ende jo i njohur nga 5 vende në BE. Në këtë drejtim, nuk shoh problem“, tha Rama.

“Nga ana tjetër është detyra e Kosovës, i takon asaj që të shtyjë përpara dhe të bindë pjesën tjetër për pozicionin e konsoliduar sa i takon vlerave në botën demokratike dhe në BE”, shtoi kryeministri.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com