Kandidati për kryetar komune të Bërvenicës, Haqim Ramadani, ka njoftuar se bashkëshortja e tij, Nermine Ramadani, ka kërkuar në Komisionin Komunal Zgjedhor të Bërvenicës që të zëvendësohet nga detyra si anëtare në vendvotimin 2039, për shkak të konfliktit të interesit informon Tetovasot.

“Sot bashkëshortja ime, Nermine Ramadani, kërkoi në Komisionin Komunal Zgjedhor Bërvenicë që të zëvendësohet nga anëtare në vendvotimin 2039, për shkak të konfliktit të interesit. Kërkoj që të njëjtën gjë ta bëjë edhe bashkëshortja e kandidatit Jovica Ilievski”, ka shkruar Ramadani në postimin e tij publik.

Ky reagim vjen vetëm pak ditë para raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, që do të mbahen të dielën, ku Ramadani garon përballë kandidatit maqedonas Jovica Ilievski.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume