Bajram Rexhepi, kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për Tetovën, nga lagjja Jashtë-Vardarit ka vizituar gjendjen alarmante të lënë pas nga pushteti aktual, duke e cilësuar si pasojë të drejtpërdrejtë të keqqeverisjes dhe mashtrimeve të përsëritura.

“Sonte vizituam lagjen Jashtë-Vardarit, aty ku premtimet e rreme janë kthyer në makth për banorët. Punimet e nisura për ujësjellësin kanë mbetur përgjysmë, duke lënë pas rrugë të shkatërruara, automjete të dëmtuara dhe familje të tëra pa ujë”, u shpreh Rexhepi.

Ai tha se kjo është pasqyra reale e “punëve pa plan”, improvizimeve dhe mashtrimeve që qytetarët e Tetovës i përjetojnë çdo ditë nga pushteti lokal.

“Më 19 tetor, Tetova i jep fund këtij modeli të dështuar, sepse qyteti ynë meriton punë me plan, përgjegjësi dhe dinjitet për çdo lagje”, theksoi ai, duke bërë thirrje për ndryshim dhe rikthim të besimit përmes projekteve konkrete dhe qeverisjes së përgjegjshme.

Kandidati i AKI-së ka paralajmëruar se do të vizitojë çdo lagje të Tetovës për të dëgjuar qytetarët dhe për të prezantuar planin për transformimin e qytetit./TS

 

 

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com