Gjatë prezantimit të Programit Zgjedhor për Tetovën, kandidati për kryetar të Komunës mga Aleanca Kombëtare për Integrim, Rexhep Bajrami ka paralajmëruar ndërprerjen e të gjitha kontratave të konsideruara të dëmshme me ndërmarrjet private që aktualisht menaxhojnë pastrimin dhe ndriçimin publik në qytet.

Sipas tij, shërbimet jetike si pastrimi dhe ndriçimi duhet t’i rikthehen nën administrimin e ndërmarrjes publike komunale, për të garantuar shërbim më efikas, çmime më të arsyeshme dhe kontroll më të rreptë të cilësisë, njofton TS.

“Bëhet fjalë për kontrata të cilat jo vetëm që kanë qenë të pafavorshme për qytetin, por kanë sjellë edhe mungesë transparence dhe rezultate të dobëta në terren. Këto marrëveshje do të ndërpriten dhe shërbimet do t’u kthehen qytetarëve përmes komunës,” deklaroi ai.

Në të njëjtin drejtim, ai bëri të ditur edhe krijimin e një ndërmarrjeje të re publike me emrin “Rrugët e Tetovës”, e cila do të merret me ndërtimin, riparimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës rrugore. Kjo ndërmarrje do të jetë nën kontroll të drejtpërdrejtë të komunës dhe do të operojë me transparencë të plotë.

Ky premtim është pjesë e një plani më të gjerë për rikthimin e kontrollit mbi shërbimet thelbësore dhe rritjen e efikasitetit institucional në Tetovë./TS

 

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com