Rinia e Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) në Tetovë po hyn në një fazë intensive, ku të rinjtë dhe kandidatët e listës së këshilltarëve janë angazhuar drejtpërdrejt në terren, duke shpërndarë programin zhvillimor të kandidatit për kryetar komune, Bajram Rexhepi, derë më derë, lagje më lagje, njofton TS.
Ky aksion simbolizon jo vetëm përkushtimin për transparencë dhe komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët, por edhe seriozitetin me të cilin AKI po e prezanton vizionin e saj për një Tetovë moderne, të ndershme dhe funksionale.
Bajram Rexhepi, kandidati i AKI-së për Komunën e Tetovës, ka theksuar në takime të shumta se çdo ide e këtij programi ka lindur nga nevojat e qytetarëve, duke dëshmuar një model të ri qeverisjeje të bazuar në dëgjim aktiv dhe veprim konkret.
Fushata e AKI-së po karakterizohet nga mobilizim i madh rinor, komunikim i drejtpërdrejtë dhe një klimë e fuqishme bashkëpunimi me qytetarët, nën moton #BashkëPërTetovën./TS