Në Skenderaj, kandidati për kryetar të kësaj komune nga radhët e PDK-së, Sami Lushtaku , kryesoi bindshëm zgjedhjet, derisa sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Lushtaku fitoi 83.45% të votave.

Nga ana tjetër, gazetarja e Klan Kosovës, Amantina Hasani tha për “Ora Shtatë”, se qytetarët e Skenderaj veçse e dinin se kush do të fitonte në komunën e tyre, transmeton Klankosova.tv.

“Skenderaj ka qenë ndoshta njëra ndër të paktat komuna ku rezultati i këtyre zgjedhjeve veç ka qenë i ditur, marr parasysh historikun e komunës ndër vite me Partinë Demokratike të Kosovës. Ne kemi qenë këtu që nga e shtuna, dhe që nga e shtuna njerëzit janë shprehur sikur e dinë që Partia Demokratike e Kosovës në krye në këtë rast me kandidatin, Sami Lushtaku, do të jenë fitues, dhe pak a shumë një feste veç se pati filluar që nga e shtuna”, tha ajo.

Derisa gazetarja foli edhe për ecurinë e procesit zgjedhor gjatë ditës së diel.

“Sa i përket procesit zgjedhor të ditës së djeshme, ka shkuar pothuajse qetë, përveç ndonjë parregullsie aty-këtu”, tha ajo.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com