Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka reaguar pas deklaratave të Izet Mexhitit nga VLEN-i, duke i cilësuar si të ngatërruara dhe të pavërteta. Sela thekson se çdoherë ka vepruar në mënyrë të ndershme për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve, dhe jo për privilegje pushteti.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

“Ti në komunikim me mua JO. Unë pjesë e qeverisë JO. Unë në krah të atyre që duan të na zhbëjnë të drejtat si popull JO,” shkruan Sela, duke i vënë kufijtë qartë çdo pretendimi të Mexhitit.

Ai shton se matjet e arritjeve politike i bën mbi bazën e kontributit për barazinë e shqiptarëve dhe jo për interesa pushtetore.

Sela paralajmëron se puna në parlament do të vazhdojë si gjithmonë ballë për ballë me pushtetin, për të mbrojtur interesat e qytetarëve shqiptarë.//TS

 

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com