Sela porosi Mickoskit: Ne, nuk jemi si Izeti e Bilalli që heshtin kur shkelën të drejtat e shqiptarëve (VIDEO)
Në një tubim që u mbajt sonte nga Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) në Dollogozhdë, Ziadin Sela dërgoi një mesazh të qartë dhe drejtpërdrejt kryeministrit Hristijan Mickovskit, se shqiptarët nuk do të lejojnë askënd të ndërhyjë në punët e tyre të brendshme
“Do të vazhdojmë t’i themi siç ia kemi thënë edhe Gruevskit, dhe këtij tjetrit do t’ia themi, gabim e ke këtu! Ne nuk lejojmë të vish e të na përziesh në shtëpitë tona, në tokat tona”, tha Sela, njofton TS.
Me këtë mesazh, Sela nënvizoi se shqiptarët duhet të qëndrojnë të bashkuar dhe të vendosur përballë çdo përpjekjeje që cenon dinjitetin dhe të drejtat e tyre.
“Ne nuk pranojmë që ti të shkelësh mbi të drejtat tona dhe ne të heshtim. Mund të heshtë Izeti e Bilalli, por jo ne që jemi reshtuar pas popullit!”, theksoi Sela.
Sela në fjalimin e tij theksoi më 2 nëntor do ta bëjmë fitoren akoma më të madhe.
Sela e mbylli fjalimin me thirrje për mobilizim të plotë të elektoratit shqiptar në raundin e dytë, duke theksuar se fitorja vjen vetëm përmes bashkimit dhe besimit në kauzën e përbashkët./TS