Më 22.10.2025, rreth orës 22:10, në Stacionin Policor të SPB Shkup është raportuar një zjarrvënie e qëllimshme ndaj një automjeti. Denoncimin e ka bërë Sh.A. (50) nga Shkupi, i cili ka njoftuar se automjeti i tij tip “Mercedes” me targa të Shkupit, në pronësi të kompanisë së tij, është përfshirë nga zjarri ndërsa ishte i parkuar para shtëpisë së tij në lagjen Çair.
Zjarri është shuar nga vetë denoncuesi me ndihmën e kalimtarëve të rastit, ndërsa fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Një ekip hetimor i SPB Shkup ka kryer këqyrjen e vendngjarjes dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e autorëve të mundshëm.TS
Mgid