Më 24.10.2025, në orën 12:50, në SPB Shkup është denoncuar nga I.S.T. se e ka gjetur gjyshen e tij, D.S. (77), të vdekur në shtëpinë familjare në zonën Kisella Vodë, Shkup.

Sipas denoncimit, e ndjera ishte sëmurë dhe dyshohet se ka rënë në shtëpi. Mjeku nga Shërbimi i Mjekësisë Urgjente e ka shpallur të vdekur.

Njësitë hetimore nga SPB Shkup kanë kryer këqyrjen në vendngjarje, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerës është dërguar për obduksion për sqarimin e rrethanave të vdekjes.TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com