Me qindra qytetarë nga Kosova, diaspora shqiptare në Evropë dhe SHBA kanë mbërritur sot në Tiranë për të marrë pjesë në protestën e paralajmëruar në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), e cila do të mbahet në orën 17:00 në sheshin “Skënderbej”.

Pjesëmarrësit e protestës e konsiderojnë procesin në Hagë të padrejtë dhe të motivuar politikisht.

“Presim që të përkrahen fuqimisht ata që i kemi në Hagë, që sollën lirinë e Kosovës. Mendoj se atje mbahen padrejtësisht dhe ata janë forca dhe liria e popullit. Ne për atë kemi dalë këtu, do të vazhdojmë prapë. Por Evropa i dënon ata, nuk po i dënon Shqipëria. Evropianët ta dinë se shqiptarët nuk po i dënojnë, por po i dënon Evropa. Politika shqiptare i mbështet.”, tha një qytetar që kishte ardhur nga Gjilani.

Një tjetër protestues u shpreh se Evropa ka një borxh historik ndaj shqiptarëve: “Presim të na lirohen çlirimtarët, se Evropa na ka borxh neve, edhe më herët na ka bërë padrejtësi. Nuk do ta lëmë Evropën të luajë me ne më.”

“Kjo protestë i çon Evropës sa më shumë pakëz presion, që të na çlirohen çlirimtarët.”, tha një tjetër.

Nga Zvicra, ku jetojnë prej vitesh, disa pjesëmarrës thanë se kishin ardhur për pushime dhe për të qenë pjesë e protestës: “Kemi ardhur nga Zvicra, jetojmë atje, kemi ardhur këtu për pushime dhe kemi ardhur në protestë. Gjykata në Hagë është gjykatë politike, nuk është gjykatë faktike. Personat që mbahen atje në Hagë janë të pafajshëm.”

Të tjerë kritikuan mungesën e reagimit nga politika shqiptare dhe ajo kosovare: “Nuk është bërë mjaftueshëm nga asnjë politikë, as në Kosovë e as në Shqipëri. Kjo protestë është një mesazh në fakt për gjithë politikanët, si të Kosovës, ashtu edhe të Shqipërisë.”

Një qytetar që kishte ardhur sot nga Nju Jorku tha: “Ne kërkojmë drejtësi, lirinë për çlirimtarët e Kosovës. I gjithë kombi shqiptar është një dhe vetëm një, kudo që të jetë. Liri për ata burra që dhanë më të mirën e mundshme për çlirimin e Kosovës.”

Në fund një protestues tha gjithashtu: “Çlirim sa më të shpejtë për çlirimtarët dhe bashkim kombëtar sa më shpejt@, thanë ata për Klan.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com