SPB Shtip ngriti kallëzim penal kundër M.Sh. (56) nga Shkupi për dyshimin se ka kryer veprën penale të “Përvetësimit të të mirave nën mbrojtje të përkohshme ose trashëgimisë kulturore”.

Po ashtu, kundër D.N. (51), N.I. (66) nga Shkupi, Z.A. (42) nga Novo Sella dhe V.K. (45) nga Sveti Nikolla u ngritën kallëzime për “Ndihmë” në lidhje me këtë veprim të paligjshëm.

Më 01.10.2024, nëpunës policorë nga NJPB Sveti Nikollë ndaluan një automjet “Volkswagen Passat”, të drejtuar nga D.N., ku pasagjerë ishin të denoncuarit e tjerë. Gjatë kontrollit u gjetën sende që janë nën mbrojtje të përkohshme ose pjesë e trashëgimisë kulturore.

Hetimi konfirmoi se të denoncuarit e tjerë e ndihmuan të dyshuarin kryesor duke fshehur veprën penale dhe duke ofruar automjetin për transportin e sendeve të mbrojtura.

Pas dokumentimit të rastit, ndaj të gjithë të përfshirëve do të vijojë procedurë ligjore.TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com