Kryetari i Tetovës dhe kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, ka reaguar pas komenteve të kryeministrit Hristijan Mickoski lidhur me shkarkimin e Haqim Ramadanit.
Kasami tha se nuk qëndron pas Haqim Ramadanit pasi ai ka bërë thirrje në ndarje etnike në Bërvenicë.
““Deklaratat e kandidatit në fjalë janë qëndrime personale të tij. Ne, si koalicion VLEN, e kemi bërë të qartë qëndrimin tonë. Në një komunë dhe në një komunitet multietnik, nuk do të mendoja se strategjia më e mirë është ndarja etnike. Ne nuk duhet të bashkohemi mbi ndarjet etnike, por mbi vizionin tonë për ndërtim dhe zhvillim.
Prandaj, në këtë rast, vlerësoj se qëndrimet e kandidatit të komunës së Bërvenicës janë qëndrime të tij personale. Unë, si kryetar i Komunës së Tetovës, përfaqësoj të gjithë qytetarët shqiptarë, maqedonas, romë dhe turq dhe nuk mund të qëndroj pas thirrjeve për ndarje etnike.” u shpreh Bilall Kasami në Alsat.