Portali TetovaSot ka zbuluar një skandal të madh, ku Blerim Sejdiu ka nënshkruar kontratë me kompaninë nga Gostivari A-Zero Gostivar dhe DUKLA Kërçovë për dhënien me koncesion të ndriçimit publik të komunës së Zhelinës për 10 vite, duke dëmtuar komunën e Zhelinës me mbi 1 milionë euro.

Kontrata është nënshkruar në muajin Maj të vitit 2021 dhe do të përfundoj në vitin 2031.

Në këtë kontratë skandaloze nuk ka ndarje apo fitim mes komunës së Zhelinës dhe kompanisë.

Sipas kontratës së nënshkruar mes komunës së Zhelinë dhe kompansisë A-Zero Gostivar dhe DUKLA Kërçovë është se rrymën ndaj EVN-së e paguan komuna e Zhelinës ndërsa fitimin e merr kompania A-Zero Gostivar dhe DUKLA Kërçovë komuna ngelet me ZERO denrë

Vlera e kontratës për partneritetin publik-privat (PPP) për ndriçimin publik në Komunën e Zhelinës për një periudhë prej 10 vitesh është:
72 milionë e 951 mijë denarë ose 1 milionë e 183 mijë euro !
Ose në baza mujore 9 mijë e 863 EURO që merr A-Zero Gostivar dhe DUKLA Kërçovë nga Komuna e Zhelinës.

Portali TetovaSot ka pyetur edhe EVN-në në lidhje me grumbullimin e parave nga ndriçimi publick
Të nderuar, mund të na tregoni se sa para grumbullohen nga taksat e ndriçimit public nga komuna e Zhelinës dhe sa para transferoni tek komuna?

EVN Home vetëm bën pagesën e detyrimeve monetare për tarifën komunale në përputhje me ligjin, ndërsa paratë direkt i transferon në komunën përkatëse përmes llogarive të thesarit, që do të thotë se kompania në të gjithë procesin vetëm u kryen shërbim komunave.

Portali TetovaSot ka bërë një hulumtim se sa grumbullohen për 1 muaj nga taksat ndriçimit public nërpmjet faturave të EVN-së.

Në të gjithë territorin e komunës së Zhelinës ka mbi 6379 amvisëri nga dhe 481 subjekte juridike nga taksat e qytetarëve 1 milion e 350 mijë denarë ose 21 mijë e 900 euro në muaj.

Por sa janë harxhimet në të gjithë terriotrin e Zhelinës?

Në të gjithë territorin e Zhelinës ka 3000 poça elektrikë nëse kompania I ka zëvendësuar të gjitha me gjithë montim janë 16 mijë euro dhe harxhimi për një muaj është diku 11 mijë euro pagesë qëe bën komuna e Zhelinës – EVN-së ndërsa sipas kontratës 10 mijë euro në muaj merr kompnia A-Zero Gostivar dhe DUKLA Kërçovë vetëm për mirmëmbajte sepse nuk paguan as ndriçimin publik EVN-së.

Sipas kësaj kontrate Blerim Sejdiu ka lidhur marrëveshje në dëm të komunës së Zhelinës duke dëmtuar me 1 milionë euro komunën e Zhelinës për 10 vite.

Dhe në fund shtrohet pyetja:
Pse e shiti edhe Blerim Sejdiu ndriçimin publik? Përgjigjen jepeni ju vet.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com