Deputeti Halil Snopçe në emisionin “Vetëm të vërtetën” ka theksuar se në zgjedhjet e 19 tetorit në Gostivar lista e votuesve për dallim nga viti 2021 është ritur për 4000 votues. Në Vrapçisht për mbi 1800 votues. Nga ana tjetër në Manastir numri I votuesve është zvogëluar për 5000 mijë. Në Gostivar kemi detektuar me qindra njerëz të vdekur në listat zgjedhore. Vetëm në fshatin Vërtok, që e dimë të gjithë si fshati ku buron lumi Vardar, ku jetojnë shqiptarë dhe maqedonas dhe në votime kanë dalë diçka rreth 200 votues, vetëm tek shqiptarët janë detektuar 17 persona të vdekur që ende qëndrojnë ne listat e votimit me të drejtë vote. Kjo dëshmon se mosaritja e cenzusit është edhe për fajin e mospastrimit të listës zgjedhore

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com