MPB informon se sot do të ketë regjim të veçantë trafiku në qendër të Shkupit për shkak të mbajtjes së një gare atletike.

Kjo ka të bëjë me itinerarin nga parku “Gruaja Luftëtare” përmes “Urës së gurit”, rrugës “Iljo Vojvoda”, trotuarit të urës “Goce Delçev” dhe përgjatë kalatës së lumit Vardar dhe anasjelltas, rruga “Iljo Vojvoda”, zonat për këmbësorë dhe pjesa e kalatës përgjatë së cilës do të lëvizin pjesëmarrësit në garë do të jenë të mbyllura për trafik.
Njësia e Sigurisë në Trafikun Rrugor në SPB Shkup do të marrë masa për regjim të veçantë trafiku, gjatë të cilit trafiku do të ridrejtohet në rrugët përreth.
MPB u bën apel qytetarëve të respektojnë urdhrat që do të lëshohen nga oficerët e policisë në rrugët ku do të zhvillohet gara.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com