Tetovë, 14 tetor 2025 – Një incident fizik është regjistruar paraditen e së martës në fshatin Bogovinë, ku pas një mosmarrëveshjeje është raportuar një sulm në një punishte lokale.

Sipas njoftimit të SPB Tetovë, rreth orës 13:40 në Departamentin Policor të Kamenjanit, A.I. (33) nga fshati Bogovinë ka denoncuar se rreth orës 11:00, gjatë punës në punëtorinë e tij, është sulmuar fizikisht nga N.S. (72), po ashtu nga Bogovina e Tetovës.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një grindjeje të shkurtër lidhur me artikujt e papranuar, ndërsa gjatë sulmit, i moshuari është përpjekur të përdorë edhe një mjet pune.

Nga policia njoftojnë se po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com