Një person ka humbur jetën dhe më shumë se 1.500 njerëz janë zhvendosur për shkak të tajfunit Halong, i cili goditi Alaskën, transmeton Anadolu.

Sipas mediave lokale, tajfuni “Halong” i cili goditi Alaskën perëndimore gjatë fundjavës, shkaktoi shira të rrëmbyeshëm dhe stuhi.

Autoritetet raportuan se 51 persona të rrëmbyer nga ujërat e përmbytjes u shpëtuan dhe se u gjet trupi i një personi. Në disa vendbanime, shtëpitë u shkulën nga themelet dhe u rrëmbyen nga uji ndërsa disa fshatra u përmbytën plotësisht.

Autoritetet thanë se më shumë se 1.500 njerëz janë zhvendosur nga tajfuni dhe se banorët e rajonit janë evakuuar në strehimore dhe qendrat e qyteteve.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com