Sot, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, zhvilloi
takim protokollar me SH.E. Iveta Hricova, Ambasadore e Republikës Sllovake.
Kryetari Gashi e uroi ambasadoren Hricova për fillimin e mandatit të saj diplomatik
në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe i uroi punë të suksesshme dhe të frytshme. Ai
shprehu kënaqësi për marrëdhëniet miqësore dhe të ngushta dypalëshe midis dy vendeve,
duke theksuar mbështetjen e vazhdueshme që Sllovakia i jep vendit tonë në procesin e
integrimit evropian dhe në kuadër të NATO-s dhe BE-së, të cilat mbeten prioritet për
Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Ambasadorja Hricova shprehu mirënjohjen e saj për pritjen dhe theksoi se do të
ishte e lumtur të angazhohej në thellimin e bashkëpunimit dypalësh gjatë mandatit të saj,
veçanërisht duke inkurajuar aktivitetet midis grupeve parlamentare për bashkëpunim të dy
parlamenteve. Ajo shprehu gatishmërinë e saj për të inicuar aktivitete, takime dhe projekte
të përbashkëta që do të kontribuojnë në avancimin e mirëkuptimit të ndërsjellë dhe
partneritetit midis Maqedonisë së Veriut dhe Sllovakisë.
Në fund të takimit, Kryetari Gashi theksoi edhe një herë se Parlamenti i Republikës
së Maqedonisë së Veriut mbetet një institucion me dyer të hapura për promovimin e
bashkëpunimit parlamentar, dialogut dhe miqësisë midis të dyja vendeve.
Bashkëbiseduesit ranë dakord që diplomacia parlamentare përfaqëson një segment të
rëndësishëm në zhvillimin e marrëdhënieve midis dy vendeve dhe shprehën gatishmërinë e
tyre për të forcuar më tej bashkëpunimin në sferat kulturore, arsimore dhe ekonomike.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com