Deklaratat e Donald Trumpit se SHBA-ja do të kërkojë ta marrë përsëri bazën ajrore të Bagramit në Afganistan, nuk i kanë lënë indiferentë talebanët.

Në një intervistë për Sky News, zëdhënësi kryesor i tyre Zabihullah Mujahid u shpreh se :”Afganët nuk do të lejojnë kurrë që toka e tyre t’i dorëzohet të tjerëve në asnjë rrethanë”. Pavarësisht këtij komenti megjithatë, anëtari i lartë i talebanëve theksoi se qeveria e tij kishte zhvilluar bisedime me SHBA-në për rihapjen e ambasadës afgane në Uashington DC dhe ambasadës amerikane në Kabul.

“Ne e kemi diskutuar këtë çështje dhe dëshirojmë të shohim ambasadat të rihapen si në Kabul ashtu edhe në Uashington“, u shpreh ai.

Talebanët u rikthyen në pushtet në Afganistan katër vjet më parë, e megjithatë përgjatë gjithë kësaj kohe qeverinë e tyre zyrtarisht e ka njohur vetëm Rusia. Mujahid e mohoi sidoqoftë ekzistencën e një problemi “legjitimiteti”, duke pretenduar se shumë vende e kanë njohur lidershipin e tyre privatisht.

Trump e deklaroi muajin e kaluar se dëshiron që baza ajrore e Bagramit në Afganistan të kthehet nën kontrollin amerikan, në një lëvizje kjo që mund të ripërtërijë përfshirjen e SHBA-së në këtë shtet dhe rikthimin e këtij aseti strategjik, të cilin Amerika e humbi gjatë tërheqjes kaotike në 2021-shin.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com