Në maj të këtij viti, Klubi gigant Barcelona mbërriti në Prishtinë për të zbuluar talentet e rinj të futbollit në rajon. Ndër qindra pjesëmarrës, Jon Shuajibi dhe Rroj Shuajibi spikatën me aftësitë e tyre teknike, disiplinën dhe përkushtimin në fushë, duke u përzgjedhur në grupin elitë “High Potential”.

Pas këtij suksesi, dy vëllezërit morën pjesë në kampin Barça Camp North Macedonia që u zhvillua nga 10 deri më 15 qershor 2025, ku edhe një herë dëshmuan pasionin dhe vullnetin e tyre të jashtëzakonshëm.

Falë punës së pandalshme në akadaminë e futbollit Shkëndija dhe përkushtimit të tyre, Jon dhe Rroj morën ftesën zyrtare nga Barça Clinic, një mundësi unike për të qenë pjesë e akademisë më të njohur në botë. Aktualisht ata ndodhen në Barcelonë, duke ndjekur trajnime profesionale dhe duke përjetuar ëndrrën që çdo fëmijë futbolli e ka — të jenë pjesë e FC Barcelonës.

Dy vëllezërit janë lojtarë të klubit FC Shkëndija në gjeneratat e ndryshme si

Jon Shuajibi gjenerata 2014 luan në rolin e sulmuesit të majtë,

ndërsa Rroj Shuajibi gjenerata 2016 është mesfushor kreativ.

Suksesi i tyre është shembull frymëzues për të gjithë të rinjtë që besojnë se me pasion, punë dhe besim në vetvete, edhe ëndrrat më të mëdha mund të bëhen realitet.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com