Pas tubimit madhështor në Likovë, Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) ka vazhduar me vrull fushatën edhe në Kumanovë, ku u mbajt një tjetër tubim masiv me prezencën e mijëra simpatizantëve.

Në fjalimin e tij, Arben Taravari nuk la pa përmendur muezinin nga Tetova, Adnan Azizi, duke e vlerësuar për gjestin e bërë me shqiponjë, por edhe duke e thumbuar për kohëzgjatjen e simbolit.

“Muezini nga Tetova, Adnan Azizi, e vlerësoj që e bëri shqiponjën, por e mbajti shumë shkurt, vetëm dy sekonda. Tani, nëse mundet, le ta mbajë më gjatë, sepse i rri mirë dhe i ngjan,” tha Taravari mes duartrokitjeve të pranishmëve, njofton TetovaSot (TS).

Deklarata u prit me entuziazëm nga të pranishmit, ndërsa u interpretua si një mesazh i drejtpërdrejtë për ata që hezitojnë të mbajnë qëndrim të qartë kombëtar, në veçanti në këtë periudhë zgjedhore./TS

 

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com