Taravari: Kundërkandidati i Isen Shabanit është i 24-ti që ka ra kurban tek LEN-i për Vrapçishtin (VIDEO)

Gjatë fjalimit të tij në tubimin e AKI në Vrapçisht, Arben Taravari theksoi se kundërkandidati i Isen Shabanit është i 24-ti që ka ra kurban tek LEN-i për Vrapçishtin.
“Kënaqësi e veçantë që sonte jemi në Vrapçisht. Siç tha edhe deputeti Alili, unë kam pasur probleme për kandidaturën këtu. Tash po ua jap disa informata prej brenda. Imagjinoni, Mehmeti është i 24-ti që e kanë lutur për ta pranuar kandidaturën në Vrapçisht”, tha Taravari, njofton TS.
Ai akuzoi partinë në pushtet VLEN për premtime të rreme ndaj kandidatit aktual për në Vrapçisht, Memet Seferin, njejtë sikura edhe kandidatin për komunën e Gostivarit Sebeadin Dauti.
“Edhe atë e kanë gënjyer, ashtu si në Gostivar – siç e gënjyen Sebeadinin për Këshillin Gjyqësor: i thanë ‘shkon te Selimi’ ose ‘në Gjykatën Kushtetuese’. Visarit i premtuan ambasador në Romë. Edhe Memetit i kanë premtuar ose Këshillin Gjyqësor, ose Gjykatën Kushtetuese. Prandaj ka dalë dhe po bëhet kurban këtu,” shtoi ai.
Në fund të fjalës së tij, Taravari vlerësoi lart punën e kryetarëve aktualë shqiptarë në komunat rurale.
“Erkan Arifi edhe Isen Shabani, të paktën kështu janë perceptimet, janë dy prej kryetarëve më të suksesshëm të komunave rurale shqiptare.”, tha Taravari./TS