Në Sellcë, para një turme entuziaste, Arben Taravari theksoi rëndësinë e unitetit shqiptar në zgjedhjet lokale dhe shprehu mbështetjen e pakushtëzuar për Bajram Rexhepin, kandidatin e Aleancës Kombëtare për Tetovën.

“Ne kemi qenë kundërshtarë politikë për vite, por tani është koha që të bashkohemi për të ardhmen e përbashkët. Bajram Rexhepi është simboli i bashkimit dhe ndryshimit që Tetova ka nevojë,” tha Taravari, njofton TS.

Ai nënvizoi se zgjedhjet e 19 tetorit janë më shumë se thjesht vota – janë një referendum për dinjitetin dhe drejtësinë në qytetin më të madh shqiptar në Maqedoni.

Tubimi i Sellcës tregoi se forca e Bashkimit Kombëtar është e pamposhtur dhe se Bajram Rexhepi është kandidati i zgjedhur për ta drejtuar Tetovën drejt një të ardhmeje më të mirë./TS

 

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com