Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari, në një intervistë për “Lajm Tv” dhe gazetën “Lajm”, deklaroi se shqiptarët dhe maqedonasit pas zgjedhjeve, menjëherë duhet të fillojnë një marrëveshje të re historike. Kjo marrëveshje, sipas Taravarit, do të vendos raportet të reja, në mënyrë që asnjëra palë të mos varet se kush do të jetë në pushtet dhe kush në opozitë.

“Mendoj se shqiptarëve dhe maqedonasve, si 90 përqind e popullatës në Maqedoninë e Veriut… ju duhet një marrëveshje e re historike, në të cilën do t’i vendosin raportet që gjithnjë të jenë funksionale dhe të njëjtat të mos varen se kush është në pushtet dhe kush në opozitë”, ka thënë Arben Taravari.

 

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com