Në një tubim madhështor në Sellcë, Arben Taravari, lider i Aleancës për Shqiptarët, dha mbështetje të plotë për kandidatin e AKI-së, Bajram Rexhepin, duke e quajtur atë shpresën e vetme për një Tetovë pa korrupsion dhe me zhvillim të qëndrueshëm.

“Tetova nuk mund të vazhdojë më me politika klienteliste dhe nepotizëm. Bajram Rexhepi është njeriu që do të sjellë ndryshimin e madh, do të hapë dyert për investime dhe do të krijojë mundësi për çdo qytetar,” tha Taravari, duke ftuar qytetarët të votojnë më 19 tetor për të ardhmen e qytetit, njofton TS.

Ky tubim ishte një manifestim i fuqishëm i mbështetjes për kandidatin e AKI-së, Bajram Rexhepi i cili premton qeverisje me transparencë dhe përgjegjësi./TS

 

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com