Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në tubimin që u mbajt në Xhepçisht të Tetovës para banorëve tha se për kandidatin e Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi, duke e cilësuar si një ndër figurat më të pastra dhe me potencial real për reforma të thella brenda Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI).

Në fjalimin e tij, Taravari u ndal te përvoja e tij personale dhe vlerësimet e shumta pozitive që ka dëgjuar për Rexhepin në qytetin e Tetovës:

“Kur u përmend emri i Bajram Rexhepit si kandidat për Tetovën, vendosa të bëj një anketim personal. Kam shumë miq në Tetovë dhe bisedova me mbi 50 prej tyre – 30 deri në 40 më thanë vetëm fjalë të mira për të. ‘Fantastik’, më thanë disa.”, tha Taravari, njofton TS.

Kreu i ASH-së tha se as nga radhët e BDI-së dhe as nga përkrahësit e partive të tjera nuk ka dëgjuar kritika për Rexhepin:

“Edhe shokët e mi nga BDI-ja, Aleanca apo parti të tjera, asnjëri nuk tha asnjë fjalë të keqe për Bajramin. Edhe kundërshtarët më të mëdhenj nuk patën asnjë kritikë.”

Duke krahasuar kandidaturat, Taravari theksoi se qytetarët e Tetovës kanë një zgjedhje të qartë:

“Të nderuar qytetarë, ju keni fatin të zgjidhni mes Bajram Rexhepit dhe Adnan Azizit. Me gjithë respektin, Adnani është ai që drejton, ndërsa Bilalli është kukull e tij. Tetova ka nevojë për dikë që udhëheq me përkushtim e kompetencë – dhe ky është Bajrami.”

Taravari e quajti këtë moment një mundësi historike për të sjellë reformë të vërtetë në BDI, përmes figurave të pastra dhe me integritet./TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com