Me kërkesë të Prokurorisë së Manastirit, autoritetet serbe kanë ngrirë prona të një kompanie në Beograd e cila është e lidhur me biznesmenin nga Maqedonia Borçe Markovski, i cili ndodhet në paraburgim që prej fillimit të këtij muaji për keqpërdorime në TEC “Manastir” në vlerë prej 1,7 milion euro.

“Organeve shtetërore u është kërkuar që t’i ndalohet kompanisë të kryejë shitje apo të disponojë automjetet për të cilat dyshohet që janë blerë me paratë e veprave penale për çka është hapur hetimi. Plotësisht nga autoritetet serbe është kërkuar që të sigurohet dhe të hapet një kasaforte për të cilin është konstatuar se i dyshuari e posedon në një bankë serbe me qëllim që të verifikohet përmbajtja e saj”, njoftojnë nga Prokuroria Themelore Publike.

Plotësisht, Prokuroria në Maqedoni ka ngrirë një llogari të kompanisë së përfshirë në hetim, në të cilën ka pasur rreth gjysmë milioni euro, por edhe disa banesa dhe automjete.

“Prokuroria kërkoi që të ndalohet edhe disponimi i pasurisë shtesë të luajtshme dhe të paluajtshme në vend – tre banesa në Shkup, një parcelë ndërtimore dhe garazh, të përfituara në vitin 2024, por edhe tre automjete transportuese dhe një veturë të blera në vitin 2025, për të cilat dyshohet se përbëjnë të ardhura nga vepra penale, gjegjësisht pronë e cila në të ardhmen mund të konfiskohet”, thonë nga Prokuroria Themelore Publike.

Prokuroria në fillim të muajit njoftoi se ka hapur hetim për tetë persona, përfshirë ish-drejtorin e TEC Manastirit, Pece Matevski, si dhe kundër personit juridik “Markovski Kompani” në pronësi të Borçe Markovskit. Ata dyshohen se si grup, kanë kryer krime që lidhen me prokurimin publik për zhvendosjen e stacioneve uzinë nga TEC “Oslomej” në TEC “Manastir. Pajisjet që kompania e Markovskit duhej t’i zhvendoste nuk ishin aspak të parashikuara në planin e TEC Manastirit, ndërsa të pandehurit e kanë favorizuar kompaninë e dyshuar në thirrjen publike, edhe pse nuk i ka plotësuar kushtet. /Alsat.mk

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com