Dy shtetas kinezë janë arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” nga autoritetet shqiptare, pasi tentuan të fusnin në territorin shqiptar një sasi prej rreth 61 kilogramësh lëndë narkotike, e dyshuar si kanabis me përqindje të lartë të substancës aktive THC.

Sipas burimeve zyrtare, lënda narkotike u zbulua në katër valixhe udhëtimi që kishin ardhur me një fluturim nga Tajlanda, me tranzit në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Autoritetet shqiptare janë sinjalizuar më herët nga partnerët ndërkombëtarë për këtë ngarkesë, duke mundësuar ndërhyrjen në kohë reale dhe arrestimin e dy shtetasve të huaj.

Ngarkesa është sekuestruar dhe çështja i është referuar strukturave të Antidrogës së Tiranës.

Hetimet vijojnë për të identifikuar destinacionin përfundimtar të drogës, si dhe rrjetin e mundshëm kriminal që fshihet pas këtij rasti të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com