Atmosferë e jashtëzakonshme sonte në zemër të Tetovës, ku pritet të nisë tubimi madhështor i organizuar nga Aleanca Kombëtare për Integrim në mbështetje të kandidatit për kryetar të Komunës së Tetovës, Bajram Rexhepi.
Qendra e qytetit është mbushur me qindra qytetarë që po i japin mbështetje të fuqishme kandidaturës së Rexhepit, duke treguar një frymë uniteti dhe entuziazmi të pashoq. Të pranishmit mbajnë flamuj, pankarta dhe brohorisin në një zë për ndryshim dhe zhvillim “Me Bajramin për Tetovën!”
Ky tubim shënon një moment kyç në fushatën zgjedhore, duke dëshmuar përkrahjen masive që gëzon Bajram Rexhepi në mesin e qytetarëve tetovarë./TS
Mgid