Më 12 tetor 2025, në orën 15:10, në autostradën Shkup–Tetovë pranë pikës së pagesës Zhelinë, policia rrugore e Tetovës ka privuar nga liria 26-vjeçarin A.H. nga fshati Patishka Rekë i Shkupit. Ai u kap duke drejtuar automjetin “Volkswagen Passat” me 181 km/orë, në një zonë ku kufiri i lejuar është 100 km/orë.

Pas lirimit, i njëjti person u kap sërish pak më vonë në bulevardin “Iliria” në Tetovë, duke vozitur me 105 km/orë në një zonë urbane ku shpejtësia e lejuar është vetëm 50 km/orë.

Policia ka ndërmarrë masa ligjore ndaj shoferit për shkelje të rënda të rregullave të trafikut.TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com