Tetovë, 15 tetor 2025 – Një ngjarje e rëndë është regjistruar herët në mëngjes në Tetovë, ku një person ka mbetur i lënduar rëndë pas një përleshjeje fizike.

Sipas njoftimit të SPB Tetovë, rreth orës 05:20, në kryqëzimin e rrugëve “Bllagoja Toska” dhe “Boris Kidriç”, policia ka arrestuar F.D. (27) nga Tetova, i dyshuar se ka sulmuar fizikisht A.K. (42), po ashtu nga Tetova.

Viktima është gjetur me lëndime në një gropë ndërtimi, pranë një objekti në punime, dhe për shkak të seriozitetit të plagëve është transportuar menjëherë në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë” në Shkup.

I dyshuari F.D. është ndaluar në stacionin policor të Tetovës dhe, pas dokumentimit të rastit, do të përballet me kallëzim penal përkatës, njoftojnë nga SPB Tetovë.TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com