Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Tetovë ka ngritur kallëzim penal kundër personit L.H. (43) nga Tetova, për shkak të dyshimeve se ka kryer veprat penale “dhunë” dhe “kërcënim me mjet të rrezikshëm gjatë përleshjes ose grindjes”.

Sipas informacioneve zyrtare, më 2 tetor 2025, në Tetovë, i denoncuari ka sulmuar fizikisht një 14-vjeçar duke përdorur një send të fortë, ndërsa më pas ka kërcënuar me një send të mprehtë vëllain dhe shokun e të miturit.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, materialet janë dorëzuar në Prokurorinë Publike për procedurë të mëtejshme.TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com