SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal kundër nëntë personave, përfshirë O.K. (23), D.H. (25), D.E. (21) nga fshati Sellcë, J.U. (24) dhe A.U. (21) nga fshati Debreshë, O.S. (20) dhe B.S. (24) nga fshati Pallaticë dhe A.S. (25) nga fshati Vrutok, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “dhunë”.

Ngjarja ka ndodhur më 26.07.2025 në rrugën “Marshall Tito” në Tetovë, ku pas keqkuptimeve paraprake, të dyshuarit kanë prishur rendin dhe qetësinë publike duke u përleshur fizikisht me njëri-tjetrin. Autoritetet po vijojnë procedurat për dokumentimin dhe ndjekjen e rastit.TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com