SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal kundër A.V. (23) nga Tetova, për dyshimin se ka kryer veprën penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.

Sipas policisë, më 21 tetor 2025, në afërsi të vendit të quajtur “Teqeja e Shipkovicës”, gjatë një kontrolli të automjetit të parkuar Volkswagen Golf, të përdorur nga i denoncuari, u gjet dhe u sekuestrua marihuanë.

Gjatë bastisjes së shtëpisë dhe hapësirave ndihmëse të tij, policia gjeti dhe sekuestroi gjithashtu një pistoletë 7.65 mm dhe një krehër me fishekë, të cilat i kishte poseduar babai i të denoncuarit, pa leje përkatëse.

Pas dokumentimit të rastit, ndaj A.V. i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com