Më 29 tetor 2025, rreth orës 00:30, në rrugën “Kiro Ristovski Drnc” në Tetovë, punonjësit e SPB Tetovë kanë privuar nga liria E.N. (48) nga fshati Reçicë e Madhe e Tetovës.

Gjatë një kontrolli rutinë në komunikacion, ai drejtonte një automjet të tipit “Mitsubishi” me targa të Tetovës. Pas masave të ndërmarra, u konstatuan 1.95 promilë alkool në gjak, duke treguar se drejtuesi ishte nën ndikimin e alkoolit.

E.N. është ndaluar në stacionin policor, ku po vazhdon dokumentimi i rastit. Pas përfundimit të procedurave, ndaj tij do të iniciohet padi sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “Drejtimi i pakujdesshëm i automjetit”.TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com