Më 28 tetor 2025, rreth orës 12:00, në SPB Tetovë, një grua 38-vjeçare nga Tetova ka denoncuar se vajza e saj 16-vjeçare ishte keqtrajtuar psikikisht nga i dashuri i saj, një person nga Gostivari.
Sipas denoncimit, ai e kishte ndjekur vajzën, nuk e lejonte të komunikonte me të tjerët dhe e ndalonte të dilte nga shtëpia për të mos pasur kontakte me meshkuj. Për pasojë, vajza e mitur kishte pësuar probleme shëndetësore.
Policia ka njoftuar se po ndërmerren të gjitha masat për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, ndërsa procedurat ligjore janë në vazhdim.TS
Mgid