Tetovë, 30 tetor 2025 – Një grua 44-vjeçare nga Tetova ka raportuar në SPB Tetovë se më 26 tetor 2025, rreth orës 19:00, një person rreth 40-vjeç ka ngacmuar seksualisht vajzën e saj të mitur në bulevardin “Ilinden” në Tetovë.
Sipas denoncimit, më pas gruaja ka shkuar tek personi i dyshuar, i cili ka reaguar në mënyrë agresive ndaj saj.
Policia njofton se po ndërmerren të gjitha masat për zbardhjen e rastit dhe për përcaktimin e përgjegjësive ligjore për personin e përfshirë.TS
Mgid 
 
			