Më datë 24 tetor 2025, rreth orës 00:30, në rrugën “Hristijan Todorovski Karposh” në Tetovë, punonjës të policisë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria M.L. (33) dhe H.Sh. (24), të dy nga Tetova, pasi kanë sulmuar fizikisht efektivë policie gjatë kryerjes së detyrave zyrtare.
Gjatë kontrollit, tek M.L. është gjetur sasi marihuane, ndërsa pas kësaj, me lejen e tij, është kryer bastisje në shtëpinë dhe ambientet ndihmëse, ku janë zbuluar edhe 18 qese me marihuanë të gatshme për shpërndarje.
Të dy personat janë ndaluar në stacionin policor të Tetovës, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngriten kallëzime penale për veprat “Prodhimi dhe shpërndarja e paautorizuar e lëndëve narkotike” sipas nenit 215, dhe “Sulm ndaj personit zyrtar gjatë ushtrimit të detyrës” sipas nenit 383 të Kodit Penal.
Policia e Tetovës njofton se po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rastit dhe përfshirjen e mundshme të personave të tjerë në veprimtarinë e paligjshme.TS